39 persona të ndaluar në Rinas gjatë dhjetorit, udhëtonin me dokumente false drejt Britanisë

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë kontrolleve të muajit të fundit, agjentët e Policisë Kufitare të Rinasit arrestuan në flagrancë 39 persona. Gjatë verifikimeve për shtetasit në dalje të territorit të Shqipërisë, atyre iu gjetën dokumente të falsifikuara italiane, greke, rumune e bullgjare, me të cilat synonin të kalonin në zonën “Schengen”. Sipas specialistëve, dokumentet e falsifikuara – të sekustruara tashmë, – rezultojnë të një cilësie të lartë, pothuajse identike me origjinalet. Sipas burimeve policiore, një dokument të tillë në Shqipëri mund ta sigurosh për një shumë që varion nga 300 deri në 500 euro.

Në Aeroportin “Nënë Tereza” janë shtuar prej muajsh kontrollet edhe për frenimin e azilkërkimit, duke rritur ndjeshëm edhe numrin e personave që refuzohen në dalje, pasi nuk plotësojnë kushtet për të udhëtuar në zonën “Schengen”.

 

 

 

Zjarr Tv Ad