Shkodër, grabitet argjendaria

0
290
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një argjendari është grabitur gjatë natës në qytetin e Shkodrës nga persona ende të pa identifikuar. Autorët kanë hapur me forcë qepenin e argjendarisë dhe më pas kanë thyer xhamin duke vjedhur bizhuteri. Ende nuk dihet vlera e bizhuterive të grabitur, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka nisur verifikimet për rastin. Gjithashtu, janë sekuestruar kamerat e sigurisë me shpresën se me anë të filmimeve mund të zbardhet ngjarja. Më datë 03.02.2018, rreth orës 02 :54, eshte vjedhur me thyerje një dyqan Argjendarie, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, me pronar shtetasin E. D. Shërbimet e policisë  kanë shkuar në kohë reale në vendngjarje, ku në afërsi të objektit autoret kane braktisur  automjetit që dyshohet se  kane  kryer vjedhjen dhe duke  përfituar nga errësira e moti i keq munden  të largohen. Mjeti Wolksvagen, pa targa, i goditur në pjesën e përparme  dyshohet të jetë mjeti i përdorur për goditjen dhe thyerjen e qepenit të argjendarisë. Grupi hetimor në  vendngjarje ka fiksuar dhe administruar çdo provë të vlefshme në funksion të zbardhjes së ngjarjes. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

Zjarr Tv Ad