Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti ka pritur në një takim sot homologun shqiptar, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Gjatë këtij takimi Mehmeti vlerësoi bashkëpunimin mes dy institucioneve në të gjitha fushat e sigurisë dhe jo vetëm.
Qëllimi kryesor i zhvillimit të këtij takimi dypalësh, ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe përvojave të deritanishme, procedurave të punës që përdorin policitë e dy vendeve; më konkretisht shkëmbimin e ekspertizës lidhur me sistemet elektronike, bazat e të dhënave në përdorim, si dhe çështje të tjera të rëndësishme të bashkëpunimit dhe ndërveprimit në mes të dy policive të të dyja vendeve.
Theksojmë se kjo pritje e përfaqësuesve të Policisë Shqiptare nga pala kosovare vjen 4 ditë pas operacionit të përbashkët policor mes dy vendeve, ku u kapën dhe sekuestruan 400 kg kokainë në Lipjan, me destianacion përfundimtar Greqinë.
Në përfundim palët u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë, si dhe mbështetjen në fusha specifike në mes të dy institucioneve policore.