Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka zhvilluar një takim me Mesila Dodën dhe Agron Dukën në Kryesinë e Kuvendit.
Sipas mediave me titra, në këtë takim është rënë dakord që të dalin me 4 emra kandidatësh për President.
Aleanca për Ndryshim ka dhënë emrin e Dashamir Shehit, ndërsa Mesila Doda do ta bëjë në një moment të dytë, pasi të konsultohet edhe një herë me grupin e saj.
Gjithashtu priten edhe dy emra nga Enkelejd Alibeaj.
Nga ana tjetër, Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, përfaqësues i Rithemelimit, ka dënuar marrëveshjen e Enkelejd Alibeajt dhe mazhorancës, për propozimin e emrit të kandidatit për president në dy raundet e ardhshme.