4 punëtorë bien nga skela tek pallati i zv/kryeministrit

0
19

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur tani në mesditë në Tiranë.

4 punëtorë kanë rënë nga skela në një pallat në rikonstruksion. Mesohet se ne kete pallat banon edhe zv/kryeministri Erion Brace.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Faik Konica’, pranë parkut të Tiranës.

Tre prej të plagosurve janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa një i katër është në gjendje më të mirë.

Mësohet se 2 punëtor janë në gjendje të rëndë.

Policia ka nisur hetimet.