4 të vdekur dhe 2 të plagosur në Velipojë, reagimin e parë nga qeveria e bën Braçe: Meta dhe Basha nuk na e bëjnë dot gjyqin nga Sarajet (asnjë ngushëllim për viktimat)

0
493
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendëskryeministri Erion Braçe është i pari nga qeveria për masakrën e ndodhur në Velopojë, ku si pasojë e përplasjes mes dy familjeve për zonën e rërës dhe shezloneve, humbën jetën katër persona.

Pa shprehur qoftë edhe një ngushëllim për familjet e viktimave, Braçe gjen kohën që të bëjë politikë, dhe të thojë që fajin për situatën e kanë ata që thotë se plazhin e menaxhon më mirë privati sesa shteti.

Postimi i plotë i Braçes:

30 VITE QE NA MBYTEN ME: PRIVATI E MENAXHON ME MIRE ATE QE ESHTE E SHTETIT!

Keshtu thone per tokat shteterore, keshtu thone per kullotat, keshtu thone per pyjet,

keshtu thone per ujrat, keshtu thone per bregun, keshtu thone per detet e liqenet, lumenjte; Keshtu thane per fabrikat dhe i shkaterruan,  keshtu thane per hidrocentralet dhe i shiten,  keshtu thane per ndermarrjet bujqesore, serat ne to dhe  i rrafshuan, keshtu thane per bregdetin dhe e mbollen me ndertime pa leje, vazhdojne akoma;

Keshtu thane edhe per plazhet dhe thjesht i zaptojne duke treguar forcen me shtetin e njeri tjetrin;

Edhe kur i marrin me leje i vene cmimin e luksit nje cadre apo pa turp ja shesin te tjereve duke bere si zot me bregun e shtetit! TANI ESHTE KOHA QE SHTETI TE MARRE ATE QE KUDO NE BOTE ESHTE E SHTETIT, ATE QE ESHTE PUBLIKE,  TA MENAXHOJE NE NJE MENYRE, E VETMJA:

TE SHERBEJE PER QYTETARET, VENDAS E TE HUAJ, SI KUDO! Pjesa tjeter ka te bej me ate qe thashe dy muaj te shkuar; BETEJA ME ARMET DHE TE ZOTET ESHTE CESHTJE VULLNETI E INSTITUCIONEVE NGA POLICIA TEK PROKURORIA E GJYKATA; LIGJI ESHTE, I ASHPER MADJE! Nderkohe, lexova postimet e dy udheheqesve te larte qe jetojne brenda ketij realiteti, madje jane mbreter te tij; JANE PJESE E URREJTJES DHE GRABITJES KOMBETARE NDAJ GJITHCKAJE PUBLIKE,  NE FILLIM NE QERRET E TANI NGA HAMALLAJ NE LALEZ! Sarajet e tyre flasin dhe nga sarajet e tyre nuk bejne dot gjyq!

Zjarr Tv Ad