Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar për të pandehurin e grupit të “Habilajve”, Armando Koçerri.
Më herët, togat e zeza kanë vendosur ta ndajnë çështjen e Koçerrit nga pjesa tjetër e grupit të Habilajve që akuzohen për trafik droge në bashkëpunim nga Shqipëria drejt Italisë.
Me pranimin e gjykimit të shkurtuar, pritet që në seancën e ardhshme prokuroria të japë konkluzionet përfundimtare për Armando Koçerrin. Ai është pronari i banesës në fshatin Babicë të Vlorës, ku në 2017-ën u kapën 4 ton kanabis.