“4 vota modeste kemi në Kuvend”, Monika gjatë takimit me të rinjtë në Tiranë: Më thonë mos fol për djegien e mandateve!

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me të rinjtë në Tiranë. Gjatë fjalës së saj, Monika foli edhe për vendimin për të djegur mandatet.

“Mua më thonë shpesh mos fol më për djegien e mandateve se e kemi kuptuar gabimin, por unë mendoj që largimi nga parlamenti i të rinjve të LSI bëri që problemet e maturës të mos ngriheshin për 2 vjet e të shikonim teatër primitiv dhe sot problemet e maturës jemi jashtë këndvështrimit të diskutimit në parlament, për shkak te numrit te paktë të mandateve apo dhe për kapjen e jetës politike. Më keni në gatishmëri sa i përket për të disktuar negociuar e propaganduar në media çështjen e maturës shtetërore”, u shpreh kryetarja e LSI.

“Ato 4 vota modeste qe kemi ne Parlament jemi gati t’i japim që matura shtetërore s’duhet të jetë më iniciativë politike por pakt kombëtar, dhe pse disa sot janë në pushtet nesër mund të mos jenë” tha Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad