40 000 litra naftë derdhen në brigjet e Kilit

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Rreth 40 000 litra naftë u derdhën dje në gjirin e Kilit, për shkak të një incidenti në terminalin e një kompanie minerare që ndodhet në një ishull në Patagoni, njoftuan sot autoritetet.

Nafta u derdh në një zonë të famshme për ujërat e saj më të pastër të planetit dhe për ekosistemin detar shumë të pasur.

Incidenti ndodhi gjatë një operacioni të kompanisë CAP, një prej kompanive më të mëdha të çelikut, në terminalin e ishullit Guarelo, 250 kilometra në veriperëndim të Puerto Natales, në pikën ekstre jugore të Kilit, njoftoi marina ushtarake kiliane.

“Përballë kësaj urgjence, Njësia e Tretë Detare urdhëroi dërgimin e menjëhershëm të njësive në zonë, për të kontrolluar dhe zvogëluar dëmet e mundshme të shkaktuara nga derdhja e hidrokarbureve në det”, njoftoi marina.

Një anije dhe një patrullë detare u dërguan menjëherë në zonë, bashkë me një ekip të specializuar në luftën kundër ndotjes.

 

Zjarr Tv Ad