“40% e shqiptarëve s’përballojnë energjinë”- Balluku replikon me Tabakun: 99.6% e qytetarëve i paguajnë pa dhunë

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku iu është përgjigjur pretendimeve të deputetes demokrate, Jorida Tabaku se 40% e shqiptarëve nuk paguajnë dot energjinë elektrike.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Balluku u shpreh se ky është një fakt i pavërtetë dhe se energjinë elektrike e paguajnë 99.6% e shqiptarëve. Ajo theksoi se pagesa e faturave nga qytetarët bëhet “pa dhunë e forcë”.

“Parafolësja ka dhënë një sërë faktesh të pavërteta, ka thënë se 40% e qytetarëve nuk paguajnë dot energjinë elektrike. Nga viti 2013 kur në republikën e Shqipërisë mblidhej vetëm 43% e faturave sot mblidhen 99.6%. Ky është një fakt i pakundërshtueshëm që paguhet shërbimi i ofrimit të energjisë elektrike as me dhunë e as me forcë. Këto shifrat të dalësh të thuash se 40% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të paguajnë faturën duhet të kesh një bazë, fakte dhe të mos thuash ato që të thotë mendja”, tha ministrja Balluku.

Zjarr Tv Ad