40 vjet i njohur si “15-katëshi”, nisin punimet për zgjerimin e Hotel Tiranës

0
169
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Hotel Tirana, nisi këto ditë projektin për zgjerimin e tij me një objekt të ri rreth 30 kate. Hoteli i njohur si 15-katëshi, i ndërtuar para 40 vitesh tashmë do të ketë një pamje tjetër. Objekti do të ndërtohet brenda një periudhe pesë vjeçare, për shkak të vështirësive të punimeve në pjesën e nëntokës. Hoteli i ri do të administrohet nën emrin e Hotel Tiranës dhe jo nën një markë të njohur ndërkombëtare.

Hoteli i ri do të jetë bashkëngjitur në pjesën e pasme të 15-katëshit sipas vendosjes si në foton bashkëngjitur në pjesën ballore të sheshit Skënderbje. Objekti i ri është konceptuar si shumëfunksional, por kryesisht hotel. Në katet e para të saj do të ketë dyqane të luksit, zyra biznesi dhe në katet e sipërme dhoma, suita hoteli dhe salla të mëdha konferencash, shkruan Monitor.

Menaxherët e tregut pohojnë se investimet në hotelerinë e luksit do të kenë mbi kapacitete dhe do të shtrembërojnë konkurrencën nëse investimet e Huaja Direkte nuk ecin me të njëjtin ritëm. Ata pohojnë se, ekonomia shqiptare nuk po përjeton një bum investimesh në atë masë që të lulëzojnë hotelet e luksit me pesë yje.

Tirana është tashmë pjesë e tureve ballkanike të shumë agjencive globale, e cila sjell një ofertë turistike në rritje, nga e cila nuk mund të përfitojnë edhe hotelet luksoze të Tiranës.

Qeveria para dy vitesh nxiti ndërtimin e hoteleve me 5 yje në emrat ndërkombëtare duke i përjashtuar ato nga taksat. Por aktorët të tregut e kanë konsideruar të pastudiuar këtë nismë, pasi nuk është bazuar në kërkesën që Shqipëria ka për shërbime hotelerie.

Zjarr Tv Ad