400 kg kokainë përmes Shqipërisë drejt tregut gjerman,Artan Hoxha:Çfarë synojnë organizatat kriminale…

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në ABC me Endri Xhafon se droga e kapur sot në Kosovë kishte si destinacion Gjermaninë.

Ai u shpreh se në Shqipëri nuk ka organizata kriminale me strukturë të mirëfilltë dhe kjo anën e saj pozitive për shkak se nuk krijohen dot organizata të mëdha, por edhe negative sepse nuk asgjësohen dot.

“Ndryshe nga herët e tjera kur Shqipëria ka bërë ndalime ngarkesash që ishin duke shkuar diku.

Çdo polici synon që ta kapë vetë. Nëse kemi të bëjmë me një informacion që nuk e kemi kapur ne, ai dikush e lejon të shkojë te baza e sigurt.

Ata kanë vullnetin dhe njohuritë profesionale. Ata e dinë si kapet tigri. Ti nuk mund të shkosh me çark për mi për të kapur tigrin.

Kjo nuk ishte e destinuar për tregun shqiptar. Është sasi e madhe dhe është një llokmë e madhe. Kjo ishte e destinuar për tregun gjerman.

Zjarr Tv Ad