“Tahiri”, hetim parlamentar; Shtyhet kërkesa e PD por PS është dakord

0
335
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Konferenca e Kryetarëve ka shtyrë kërkesën e opozitës për të ngritur një komision hetimor për ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Partia Socialiste ka kërkuar më shumë kohë, ndërsa Partia Demokratike e ka akuzuar se me refuzimin po kërkohet të fshihen provat.

Edmond Spaho: Për fat të keq nuk u arrit të merret vendim për shkak se sipas mendimit tonë mazhoranca po vazhdon në linjën e shtyrjes së çështjes, zvarritjes, fitimit të kohës në mënyrë që sikurse ka ndodhur deri tani të mund të eleminohen provat, të hiqen dëshmitarët si në rastin e ekstradimit të Seitit në Itali apo lirimit të Orest Sotës. Pra për të bërë çfarë është e mundur që kjo çështje të mos hetohet, të mbyllet, të shtyhet në kalandat greke.Kontestimet janë ato shabllonet që objekti i hetimit është i gjerë, këtu ka objekt për 2 apo 3 Komisione hetimore por pa dhënë asnjë argument në secilën prej pikave të cilat ne kemi parqitur si objektiva për të hetuar këtë çështje.

Edi Paloka: Logjika e tyre ishte më se absurde sepse kërkuan kohë që të na propozojnë ne ndryshimet në objekt. Komisionin Hetimor e kërkojmë ne, ndërsa këta kërkojnë kohë që të na ndryshojnë ne objektin e hetimit.Kjo është gjëja më absurde, nuk ka rëndësi sa kohë, ti kërkosh opozitës të ndryshojë objektin e hetimit siç e do mazhoranca.

Taulant Balla: Kërkesa e PD, edhe ata vetë e pranojnë s e dikush ka shkruar kërkesën, dhe dikush tjetër ka shkruar projektvendimin. Lidhur me kërkesën jemi plotësisht dakord. Ai që ka shkruar projektvendimin në emër të opozitës ose nuk ka lexuar kërkesën e vetë opozitës, ose nuk di arsyet. Kërkesa nuk ka të bëjë fare me projektvendimin, çështjet e shtjelluara në projektvendim tejkalojnë kërkesën.

Zjarr Tv Ad