42 vjeçari Fabio Allushi, “Detyrim paraqitje”

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të shtunë masën “detyrim paraqitjeje” për Fabio Allushin, një prej të dyshuarve për ngjarjen në ish-Bllo. Prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg, me afat 30 ditor”, por gjykata nuk e ka pranuar pretencën e akuzës për mikun e Ervin Matës, i cili vijon të jetë në kërkim së bashku me të tjerë.

Vetëm pak kohë më parë, në polici u vetëdorëzua edhe Ajaks Boshnjaku, i shpallur në kërkim, por roli i të cilit nuk dihet ende në ngjarjen ku u konfliktuan me armë zjarri dy grupe të rinjsh. 42 vjeçari Fabio Allushi ka qenë në shoqërinë e Ervin Matës, të fejuarit të këngëtares Elvana Gjata, natën kur ndodhi krimi. Pas arrestimit, ai deklaroi për grupin hetimor, se nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje. Sipas avokatit të tij Allushi nuk ka lidhje me konflikin mes Ervin Matës dhe Ervis Martinajt.

Vetë i akuzuar nga policia ka pohuar se u ndodh në vendin e gabuar në momentin e gabuar. “Unë kam pritur deri sa të sqarohej pozicioni im dhe më pas u vetëdorëzove”, ka shtuar ndër të tjera Allushi në polici.

Zjarr Tv Ad