42-vjeçari nga Tepelena po transportonte dru për t’u ngrohur, procedohet nga policia

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nje 42-vjeçar, është proceduar nga uniformat blu, për shkak se është kapur në hyrje të qytetit të Tepelenës, në vendin e quajtur “Tuneli”, duke transportuar një sasi lënde drusore.

“Super-aksioni” i policisë është bërë me dije nga vetë policia, ndërsa burri me iniciale K.B. ka përfunduar në komisariat.

Vlen të theksohet se mjeti me të cilin 42-vjeçari, transportonte lëndën drusore nuk është përcaktuar nga policia, gjë që ngre dyshime se sasia që qytetari ka marrë ka qenë mjaft e vogël.

Njoftimi i policise:

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin K. B., 42 vjeç, banues në fshatin Mamaj, Tepelenë, pasi në vendin e quajtur “Tuneli”, në hyrje të qytetit të Tepelenës, është kapur duke transportuar një sasi lënde drusore, pa dokumentacion. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad