420 milionë fëmijë në të gjithë botën jetojnë në zona konflikti duke rrezikuar jetën

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

420 milionë fëmijë në të gjithë botën jetojnë në zona konflikti duke rrezikuar jetën. Janë këto shifrat alarmante të publikuar në raportin më të fundit të organizatës “Save the Children”. Më shumë se 10 mijë fëmijë kanë mbetur të vrarë apo të gjymtuar në vitin 2017 nga bombardimet në zonat e luftës, dhe 100 mijë të sapolindur ndërrojnë jetë cdo vit për arsye që lidhen drejt për drejt ose jo me luftën, si kequshqimi apo sëmundjet. Këto janë vetëm disa nga të dhënat e raportuara nga “Save the Children”. Janë 420 milion –një në pesë në botë – fëmijët që jetojnë në zona konflikti, 30 milion më shumë se në vitin 2016 dhe pas përfundimit të luftës së ftohtë. Ndërsa 4.5 milionë fëmijë kanë rrezikuar të humbasin jetën si pasojë e urisë në dhjetë vendet e përfshira në konflikte të përgjakshme: Afganistan, Jemen, Sudan Jugor, Republika qendrore afrikane, Republika demokratike e Kongos, Siri, Irak,Mali, Nigeri e Somali.

Azia mbetet vendi me më shumë zona konflikti, dhe vendi ku jetojnë më shumë fëmijë që përballen me këto konflikte rreth 195 milion. Në përqindje është Lindja e Mesme me 40 për qind të fëmijëve që jetojnë në zona lufte, rreth 35 milion. Sipas analizës së “Save the Children” duke u mbështetur në raportin e kombeve të bashkuara, numri I shkeljeve të të drejtave të të miturve në 2017-ën, ka qenë 25 mijë. Kjo është shifra më e lartë e publikuar ndonjëherë.

 

Zjarr Tv Ad