43 metra e lartë, pas asaj në Rio, Brazili bëhet me një tjetër statujë të Jezu Krishtit

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qyteti brazilian i Encantado ka një statujë të re të madhe të Jezu Krishtit e cila rivalizon statujën e fshme të Rio de Zhenieros.

Kjo stuatujë është filluar për t’u ndërtuar që nga viti 2019 nga Cristo Protetor de Encantado dhe nga fotot e publikuara së fundmi shihet se është drejt përfundimit.

E bërë prej çeliku dhe betoni, statuja është 43 metra e lartë, 4.9 metra më e lartë se struktura e Rios, sipas Shoqatës Miqtë e Krishtit (AACristo), organizata lokale përgjegjëse për ndërtimin e statujës.

Struktura është projektuar nga skulptori Genésio Gomes Moura dhe djali i tij, Markus Moura. Është vendosur të jetë statuja e tretë më e lartë e Jezusit në botë.

Në një deklaratë në faqen zyrtare të Cristo Protetor de Encantado, AACristo thotë se statuja u përfundua në fund të prillit, por një kompleks turistik përreth është ende në punime dhe nuk do të përfundojë deri në fillim të vitit 2023.

Një ashensor brenda statujës është gjithashtu ende për t’u instaluar. Pasi të përfundojë, ashensori do t’i çojë vizitorët në një pikë vëzhgimi në kulmin e zemrës së Krishtit, duke i shpërblyer ata me pamje spektakolare në majë të kodrës.

Projekti pritet të kushtojë rreth 353,000 dollarë në total dhe AACristo po kërkon donacione për të përfunduar projektin.

Tani për tani, vizitorët mund të shkojnë dhe të admirojnë statujën nga afër, ndërkohë vizitat janë të lejueshme të shtunave dhe të dielave.

Zjarr Tv Ad