Kim Kardashian pozon me grimierin shqiptar

0
615
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kim Kardashian ka postuar në Twitter një foto ku duket fantastike me kostum plazhi të zi. 37-vjeçarja ka pozuar së bashku me Mario Dedivanoviçin, personin me origjinë shqiptare që i bën tualetin Kimit. Në fotot e reja, Kimi duket perfekte në të gjitha aspektet, vetëm disa ditë pasi u kritikua shumë për një foto të modifikuar rëndë. Kësaj radhe, ajo vjen shume seksi.  Një ndër femrat më me influencë në botë, Kim Kardashian ka cmendur rrjetin me fotografitë e saj ku shfaqet e veshur me një body të zezë, pranë grimierit shqiptar Mario Dedivanovic. Me anë të një postimi në Twitter, 37-vjecarja tregon për bashkëpunimin e saj me të, për të cilin ndihet krenare. “10 vite më parë kur u takuam, nuk kam ëndërruar se do ishim bashkë për të sjellë në treg produktet tona. Jam shumë krenare për këtë koleksion me tonet e preferuara të syve dhe buzëve. KKWXMARIO”, shkruajti bukuroshja e reality show ‘Keeping Up With The Kardashians’. Ndërkohë pati shumë komente pozitive për linjat trupore që dukeshin qartë nga veshja e saj.

 

Zjarr Tv Ad