44 kandidatë për zgjedhjet presidenciale në Ukrainë

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zyrtarët e komisionit zgjedhor në Ukrainë, thanë se44 kandidatë janë regjistruar për të garuar në zgjedhjet presidenciale në mars. Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko do të garojë për mandatin e tij të dytë pesëvjecar dhe është zotuar për arritjen e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Sondazhet e fundit kanë shfaqur se kryeministrja Yulia Tymoshenko dhe komediani Volodymyr Zelensky, janë rivalët më të ngushtë të Poroshenkos në zgjedhjet e 31 marsit.
Poroshenko, 53 vjeçar, një nga personat më të pasur në Ukrainë, mori pushtetin në protestat massive pro-evropiane, që ndikuan në largimin e presidentit Viktor Yanukvcych, i afërt me Rusinë. Ai ka qenë zë i integrimit me Perëndimin dhe kritik ndaj Rusisë, posaçërisht pas rrethimit të Krimesë dhe luftës së vazhdueshme me separatistët pro-rusë .

 

Zjarr Tv Ad