“46 Minuta tek Monika” – Nga Agim Xhafka

0
439
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Agim Xhafka

Monika Kryemadhin e kam njohur qysh 26 vjet përpara. Atëhere kur ajo çupkë e vogël vinte tek selia e PS-së e atje na u njoh me një djalë të ri,që quhej Ilir Meta dhe që atëhere kjo dyshe nuk ndahet. Bashkë në një shtëpi e bashkë në politikë.

E di që takimi me Monikën nuk ngjall gazmend në mjaft friendsat e mij. Nga që ndaj çiftit Meta është hedhur plot llum e plot shpifje. Ka shumë që i besojnë,por unë si shën Thomai nuk bindem po mos pashë një vendim gjyqi ku të shkruhet e zeza mbi të bardhë faji a krimi që ata kanë kryer. Se deri tani fjalë,fjalë,fjalë. Bile Metës ia kanë hequr dy herë imunitetin e ncuk provuan gjë. Nejse,e kishim te Monika. Lashë një takim me miken time të vjetër dhe e gjeta më të re se para 25 vitesh. Më elegante,më syqeshur,më e bukur dhe po aq e shkathët dhe guximtare. Priste jo në zyrën e vet,por në paradhomë,me ca shoqe e sekretaren. Se kështu ka ngelur,njësoj anëtare,deputete,kryetare.

Kur kthej kokën pas e sjell pasazhe nga hyrja e saj në PS,më kujtohet se bashkë me Ilirin,qysh më 1993 kérkonin që partia të bëhej anëtare e Internacinales Socialiste. Por kërkesat rrëzoheshin se e kaluara e kësaj partie ishte kriminale. Ndaj çifti Meta gjeti veglën,kërkoi që FRESSH të hynte në Internacionale. Dhe ia dolën,u pranuan. Më pas u fut nëna parti. Por merita eshte e Monikës dhe e Ilirit. Jo e Ruçit,Nanos,Xhafajt,Pëllumbit e plot aparatçikëve që e detyruan këtë çift të rinjsh ta braktisnin socialisten që iu doli pak shtatzanë,parti shfaqi mosmirënjohje ndaj tyre.

E them hapur që Monikës në politikë askush nuk i ka falur gjë. As post,as rol,as miqësi e përkrahje. Ka luftuar dhe i ka rrëmbyer. Kur i them asaj se Rama sot është i fortë se ka kompetenca dhe shumë para,më pyet:”Më i fortë se Hitleri!” Kur i them se opozita duket e përgjumur dhe nuk ngjall shpresë më thotë se edhe më 1997 nuk kishte opozitë të fortë. Ajo beson tek populli. Beson shumë,ngre sytë lart duke thënë se zoti e ka shkruar rrëzimin e Ramës.

Në biseda pér mjerimin e për varfërinë tregon se borxhi ka shkuar 81% e prodhimit të brendshëm. Nuk do ketë para as për investim,madje as pér rroga. Pérplasja sociale duket në prag. E kësaj i shton skandalin Tahiri. Një qeveri mafioze që mbron krimin e ministrit të vet do hedhur në plehra. Për vettingun thotë se e kanë votuar me ndërgjegje. Rama nuk e donte,por i ngeci nga që pandehte se ne do thoshim jo. Tani ka sjellë kakofoni e drejtësia nuk di ku ka kokën. Jemi pa gjykatë kushtetuese e pa gjykatë të lartë,si shtet fisesh të Amazonës.

Zjarr Tv Ad