Meta në Tropojë: Është epos historie

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Republikës, Ilir Meta i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë sëTropojës,   Besnik Dushaj  e të  zgjedhur  të pushtetit  vendor,   Ambasadori I Japonisë   Makoto   Ito,   zonja   Mariana   Graff,   deputetë,   përuroi   një   qendër sociale në qytetin e Bajram Currit, që do të strehojë 15 familje të pastreha dhe   në   kushte   të   vështira   ekonomike,   gjashtë   prej   të   cilave   i   përkasin komunitetit rom.

Më tej Presidenti Meta mori pjesë dhe përshëndeti veprimtarinë kulturore “Kercimet e Tropojës në UNESCO”, ku performuan grupe të ndryshme artistike dhe Ansambli i qytetit.

Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti Meta theksoi: “Ardhja për mua në Tropojë   është   një   kënaqësi,   përgjegjësi   dhe   emocion   i   veçantë!   Është kënaqësi sepse kam shumë lidhje e miqësi të panumërta të krijuara në kohë dhe raporte të ndryshme! Është emocion, sepse Tropoja përbën një epos plot histori dhe personalitete që i kanë dhënë shumë kombit shqiptar për larine dhe pavarësinë, për indentitetin dhe dinjitetin kombëtar, për politikën dhe diplomacinë, për arsimin dhe shkencën, për artin dhe kulturën.

Jam sot këtu për t’u përkulur me respekt e mirënjohje të veçantë ndaj veprës së   Azem   Hajdarit,   udhëheqësit   të   ‘Lëvizjes   Studentore’.   Nuk   duhet   të harrojmë   se   dy   udhëheqësit   kryesorë   të   Lëvizjes   Demokratike   si   Azem

Hajdari, ashtu edhe Sali Berisha ishin nga Tropoja. Po jo vetëm ata, edhe shumë të rinj të tjerë, edhe shumë personalitete të tjera, intelektualë si Besnik Mustafaj e shumë të tjerë, ishin pikërisht nga Tropoja.

Presidenti   i   Republkës   vlerësoi   disa   personalitete   të   spikatura         të   artit, kulturës dhe gazetarisë, të zonës së Tropojës, zotin Islam Lauka; zotit Ndue Smail   Ukcamaj,   zotit   Skënder   Zeqir   Dezhlani,   Murat   Ali   Hajdarit   (pas vdekjes),   zotit   Skënder   Ram   Haklaj   si   dhe   Xhevahire   Elez   Gashit   (pas vdekjes).

Zjarr Tv Ad