Registroi videon e Alizotit/ Florenc Hoxha për tre orë te Krimet e Rënda

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Siç ishte bërë e ditur dhe më parë, ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha u mor sot në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me çështjen ‘Babalja’.

Florenc  qëndroi rreth tre orë në Prokurori ku dha llogari për videon e dytë të publikuar nga deputeti i PD-së Ervin Salianji, ku shfaqet Fredi Alizoti në një tjetër dëshmi për këtë çështje. Pasi doli nga ambientet e prokurorisë, Hoxha nuk ka asnjë deklaratë për mediat, ndërsa tha se; ‘ua sqaron prokuroria’.

Hoxha thuhet se ka regjistruar videon ku shihet Alizoti, që mendohet se është bërë në oborrin e selisë së Partisë Demokratike. Ishte deputeti Taulant Balla ai që bëri këtë deklaratë nga salla e Kuvendit.

Kujtojmë se dje nga Krimet e Rënda u pyet Ardi Veliu, ku dha llogari për deklaratën e Alizotit, ku ky i fundit pretendon se drejtori i Policisë së Shtetit e kishte çuar me makinë në Prokurori.

Zjarr Tv Ad