Siriani fotografohet duke shitur stilolapsa në rrugë, IndieGogo i dhuron 50 mijë $

0
777
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një i arratisur nga lufta në Siri, për të mbijetuar shiste stilolapsa ngjyrë blu në rrugët e Beirutit në Liban. Abdul dhe Reem, falë fotografive të bëra virale në internet, ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, të cilët pa nguruar dhanë ndihmën e tyre, duke grumbulluar një fond prej 50 mijë dollarësh.Abdul-and-ReemBurri është fotografuar duke mbajtur në dorë një tufë me stilolapsa dhe vajzën e tij që flinte në shpatullën e të atit, e kokën e mbante të varur. Nëpërmjet Twitter-it, në sajë të haishtagut #BuyPens, mobilizimi për mbledhjen e fondeve nga IndieGogo, brenda 30 minutave, arriti shumën e 5.000 $. Suksesi për mbledhjen e fondeve për sirianin e arratisur nga lufta, vazhdoi që të rritej me ritme të shpejta, duke i kaluar 48 mijë dollarë në 18 orë.Abdul-and-Reem (1)

“Të ndihmojmë Abdul e Reem që të kenë para për të nisur një jetë re”, lexohet në faqen IndieGogo. Abdul është një refugjat sirian që vjen nga Yarmouk, ndoshta një nga vendet më të këqija për të jetuar në Siri. Ai është një baba beqar, me dy fëmijë, Abdelillah, 9 vjeç dhe Reem, 4.5 vjeç. “Solidariteti për mbledhjen e fondeve do të vazhdojë”, thuhet në faqen zyrtare të IndieGogo

Zjarr Tv Ad