‘5 Maji’: Muri u shemb, por kjo është prona jonë derisa të firmosim për kompensimin!

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e dëbuar me forcë nga shtëpitë e tyre në rrugën “5 Maji” në Tiranë kanë qëndruar sot përpara gërmadhave, me pasigurinë dhe ankthin se ku do të jetojnë tani e tutje, por me vendosmërinë se pavarësisht gjithçkaje, prona mbetet e tyrja deri në ditën kur ata të firmosin një marrëveshje me shtetin apo ndërtuesin për banesën e re.

“Deri tani ne nuk kemi firmosur asgjë. Të paktën unë, personalisht, se mbase  ne është pak e zgjeruar. Me sa di unë, asnjë nga këta, po unë po flas për veten time se unë nuk kam firmosur asgjë deri tani. Jemi konsultuar dhe nuk kemi marrë përgjigje. Mirëpo nuk është interesuar askush për ne dhe kjo është më e çuditshmja.

Një tjetër i pastrehë tha: “Unë me dy vëllezërit e mi që bëhemi tre, nuk kemi firmosur. Edhe Xhili bëhet katër. Edhe këta komshinjtë (tregon majtas me kokë) jemi të sigurt që nuk kanë firmosur. Por edhe këta nga ana tjetër (djathtas), se kemi të gjithë njerëzit tanë këtu, jemi shumë të sigurt që nuk kanë firmosur. Ne s’do të firmosim. Ne do të jemi në luftë me atë ndërtuesin, në luftë për të shkuar për t’i marrë pasurinë ndërtuesit, për t’i marrë pronën e e vet ose shtëpinë e vet./SYRI.NET

Zjarr Tv Ad