Nga Ylli Manjani
“5 Maji” është njollë dhe shenjë e keqe.
Janë disa pika të kuqe që duhen mbajtur në konsideratë, sa herë flitet për banorët e 5 Majit:
Nxjerrja me forcë nga shtëpitë e tyre është akt dhune shtetërore dhe ska asnjë lidhje me mbrojtjen e rendit publik. Policia ka hyrë në ato shtëpi private jo për betejë me krimin, por në betejë me njerëzit dhe pronën e tyre të ligjshme! Asnjë ligj nuk justifikon atë sjellje!
Shteti nuk i shpronësoi pronarët, por u rrëmbeu dhe në sytë e tyre ua shkatërroi pronën! As nuk ua shkëmeu me një pronë tjetër. Thjesht i nxori jashtë shtëpive të tyre me forcë!!!
Ato banesa nuk i shembi tërmeti, por pushteti. Ndaj trajtimi i banorëve me ligjet e skaduara të tërmetit nuk është ligjshmëri, por poshtërsi! Asnjë lidhje me rendin kushtetues!
Prona private nuk u mor në shërbim të një interesi publik, por për biznes privat. Aty nuk do ndërtohet as rrugë, as shkollë apo qoftë dhe park apo vepër infrastrukture që ti shërbejë publikut. Jo! Aty do ndërtohen pallate nga privatë që do shiten në treg!!!
U rrëmbyen pronat e njerëzve për interes thellësisht privat!!
Po shpërngulen 5000 banorë nga banesat private për të sjellë 15000 të tjerë që do bljenë shtëpi aty!!!
Asnjë lidhje me interesin publik. As me zhvillimin e qëndrueshëm urban. Me ligjshmërinë jo e jo!
Çertifikata e pronësisë nuk është më “e shenjtë”. Pushteti i ka dhënë vetes të drejtë të marrë pronën private sipas qejfit, pa pyetur fare për titullin e pronësisë!!!
Enver Hoxha në 1946 ka bërë shumë më pak sesa kaq.
Ky është alarm.
Nesër pushtetit, i cili duhet të mbajë me bukë e pare edhe opozitën, mund ti duhet shtëpia jote!!!!