Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia rrugore ka goditur një rast korruptiv . Një qytetar, i cili tentoi të korruptonte punonjësin policor dhe  u vendos në pranga.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lord Bajron” në zonën e Laprakës në Tiranë.

47-vjeçari nga Kamza me iniciale A.Gj. ishte ndaluar nga policia për kontroll.
Pasi polici i kërkoi dokumentet e automjetit për verifikim, qytetari i ofroi 50 mijë lekë të vjetra me qëllim që mos t’i jepte letrat. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lord Bajron” në zonën e Laprakës në Tiranë. Drejtuesi i mjetit u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Zjarr Tv Ad