50 vite nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot bëhen 50 vite kur hapi punimet Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.

Në Kongresin e Drejtshkrimit të 20 nëntorit 1972 në Tiranë të pranishëm ishin albanologë nga mbarë trevat shqiptare.

Në Kongres morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria dhe Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, si dhe nga arbëreshët e Italisë, shkruan KosovaPress.

Qëllimi i Kongresit ishte të përcaktonte parimet dhe drejtimet kryesore të hartimit të drejtshkrimit, për të pasur një gjuhë letrare të njësuar. Gjuha letrare u krijua që shqiptarët të kuptoheshin më lehtë me njeri-tjetrin dhe të vihej një standard i përhershëm drejtshkrimor.

Në unifikimin e standardeve të gjuhës shqipe, rol të rëndësishëm ka luajtur delegacioni nga Prishtina.

Kongresi u pasua pas një takimi me rëndësi që ishte mbajtur në Prishtinë, ku ishte vendosur për shumë standarde gjuhësore.

Zjarr Tv Ad