50-vjeçari tenton të hidhet nga oxhaku i rafinerisë.

0
538
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ngjarja e rëndë në Fier, ku punonjësi i rafinerisë kërcënon të hidhet, është përkeqësuar më shumë, kur është bashkuar djali i vogël i tij. Mes lotësh e britmash, djali i Agim Myrdinit thërret të atin të zbresë nga oxhaku i rafinerisë së naftës.
50-vjeçari është punonjës i rafinerisë, por për shkak të mosmarrjes së rrogës ai është gjendur në kushte të vështira, dhe si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike ai kërcënon se do të vetëflijohet.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur familjarët e tij dhe forcat e policisë, të cilët po përpiqen që ta qetësojnë dhe të negociojnë me të. Gruaja dhe djali i tij i bëjnë apel që të zbresë. Por ai teksa mban në dorë një shishe me benzinë kërcënon se do të vetëdigjet.

Mësohet se dhe punonjës të tjerë të rafinerisë protestojnë bashkë me 50-vjeçarin, pasi kanë 18 muaj pa iu paguar sigurimet.

Zjarr Tv Ad