50 vjet nga Revolta e Spaçit, Meta mesazh: Kurrë më shqiptarët s’do të pranojnë rikthim në diktaturë

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sot më 21 maj, kujton revoltën e Spaçit, kryengritje dy ditore e të burgosurve politikë të burgut të Spaçit

Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se revolta e Spaçit, 50 vite më parë, është shenjuar në memorien kombëtare si simbol i shpirtit të pamposhtur, guximit njerëzor dhe sakrificës më sublime në mbrojtje të lirisë, demokracisë, shtetit ligjor dhe dinjitetit njerëzor.

Ndër të tjera, Meta shkruan se kurrë më shqiptarët nuk do të pranojnë rikthim në diktaturë.

Postimi i plotë i Metës:

Sot është një ditë kujtese, nderimi por edhe reflektimi!

Revolta e Spaçit, 50 vite më parë, është shenjuar në memorien kombëtare si simbol i shpirtit të pamposhtur, guximit njerëzor dhe sakrificës më sublime në mbrojtje të lirisë, demokracisë, shtetit ligjor dhe dinjitetit njerëzor.

Akti vetëmohues i zemërluanëve martirë të Spaçit që thyen mitin e paprekshmërisë së regjimit ishte shkreptima që ndriçoi në errësirën e kohës egërsinë e shtetit totalitar dhe që frymëzon në çdo epokë përpjekjet dhe qëndresën për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë!

Kurrë më shqiptarët nuk do të pranojnë rikthim në diktaturë! Liria fitohet, nuk dhurohet! ✌🏻

Zjarr Tv Ad