LSI mbështet studentët: Sistemi arsimor është i dështuar

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

LSI ka reguar ditën e sotme ne lidhje me protestën e zhvilluar nga studentët të cvilët protestuan për tarifat vjetorë të shkollimit. Deputetja Florida Kërbaçi në një dalje për mediat nga selia e LSI, është solidarizuar me protestën e studentëve të cilën e quan  të drejte. Në fjalën e saj, ajo është shprehur se: “Sistemi arsimor është i dështuar, buxheti që kaloi për vitin 2019 është buxheti I mjerimit ,punësim për të rinjtë nuk ka ,dhe e vetmja rrugë e tyre e orientuar nga politikat e qeverisë është largimi nga Shqipëria”.

Deklarata e deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi

Situata kritike në të cilën ndodhen studentët shqiptarë, na bën që të jemi në këtë prononcim.

Mijëra student , më shumë të drejtë ndodhen sot në rrugë .

Mijëra student, janë sot nën sulmin e qeverisë për tu zhvatur dhe lekun e tyre.

Sot, studentët janë të vendosur dhe me të drejtë ,ndërsa qeveria është vendosur egërsisht kundër tyre.

Pse studentet kanë të drejtë?

Sepse sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, i miratuar më dt.21.05.2018, pika 4 e tij, thotë që studenti i cilësuar si përsëritës në një lëndë apo shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për lëndët përsëritëse si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimin.

Për ta bërë më të thjeshtë:

Çdo familje shqiptare, qeveria e detyron të bëjë dy pagesa!

Pagesën vjetore si dhe pagesën për çdo lëndë në bazë të krediteve.

Pra nëse lënda ka 12 kredite *700 lekë krediti= 8400 lekë do të duhet të paguhet për një provim, të cilin e merr apo jo. Çdo familje shqiptare do të detyrohet ta paguajë

Kjo VKM, detyron studentët të braktisin shkollën dhe masivisht të kërkojnë largimin nga Shqipëria.

Thirrja e studentëve ne nuk jemi bankomat dhe qeveria të mos të na trajtojë si të tillë, është apeli  më I madh që i bëhet Ministrisë së Arsimit dhe qeverisë për të mos i trajtuar si kavie eksperimentale.

Kjo qeveri mos të marrë para nga xhepat e familjeve shqiptare por ti mundësojë të ardhura universiteteve publike me mekanizma të tjerë nga buxheti I shtetit.

Sot sistemi arsimor është i dështuar, buxheti që kaloi për vitin 2019 është buxheti I mjerimit ,punësim për të rinjtë nuk ka ,dhe e vetmja rrugë e tyre e orientuar nga politikat e qeverisë është largimi nga Shqipëria.

Sot si e re, si studente,si bashkëmoshatare, unë jam me studentët dhe mbështes kauzën e tyre.

Sot si e re, jam me studentët dhe menjëherë duhet anulluar VKM Nr,288, dt 21.05.2018.

Të gjithë mos të harrojmë se Universitetet janë shtëpia e studentëve dhe jo prona e qeverisë!

 

Zjarr Tv Ad