554 vite nga vdekja e Heroit Kombëtar, Meta: Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar 554-vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh.

“Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh!

Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përgjithmonë përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar”shkruan Meta në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad