“6 marsi, dita e së vërtetës të madhe”/ Bushati: PD nuk është vula që mban Basha

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Endira Bushati, ish anëtare e kryesisë së PD ka komentuar zgjedhjen e kandidatëve të Komisionit të Rithemelimit për garën e 6 marsit. Sipas saj për herë të parë parë kemi një parti që organizon garë të brendshme, pa ndërhyrje.

Në emisionin Breaking, Bushati, ka thënë se PD e vërtetë është ajo që përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit. Gjithashtu ajo ka konfirmuar se vijon t’u qëndrojë kritikave ndaj Lulzim Bashës.

“Për herë të parë kemi një parti që organizon garë të brendshme. Në këtë garë nuk ndërhyëri as kryetari, as kryesia. PD e vërtetë është ajo që përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit. PD nuk është logo, sigla apo vula që mban Lulzim Basha në xhep. 6 marsi do të jetë dita e së vërtetës të madhe”, është shprehur Bushati.

Zjarr Tv Ad