6 marsi/ Policia e Durrësit merr në dorëzim materialet zgjedhore, 289 efektivë angazhohen për ruajtjen e KZAZ dhe Qendrave të Votimit

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia Vendore Durrës, në zbatim të detyrave institucionale që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, po kryen me angazhim maksimal dhe përgjegjësi detyrat e saj.

Punonjësit e Policisë të planizuar për ruajtjen e objekteve zgjedhore janë paraqitur pranë objekteve zgjedhore , në orën 18.00 ku dhe ka filluar marrja në ruajtje e tyre.

Në territorin e Bashkisë Durrës, janë marrë nën ruajtje nga punonjësit e policisë të gjitha Qendra Votimi, tek te cilat ka perfunduar pa probleme procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore.

Për ruajtjen e KZAZ dhe Qendrave të Votimit, Policia Vendore Durrës, ka angazhuar gjithsej 289 punonjës policie.

Ruajtja e Objekteve Zgjedhore do të vazhdojë deri ditën e nesërme, kur pranë tyre do të fillojnë normalisht punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, janë zbatuar me korrektësi detyrat e përcaktuara në planin e masave për sa i përket marrjes në ruajtje të objekteve zgjedhore.

Zjarr Tv Ad