6 mësues kanë rezultuar me Covid-19 në gjimanzin e Përmetit,nuk u bëhet tamponi asnjë prej nxënësve që iu është dhënë mësim

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

6 mësues kanë rezultuar pozitivë me Covid në gjimnazin e Përmetit.

Fillimisht ka dalë pozitive një mësuese e gjimnazit dhe më pas u janë bërë tamponët personave me të cilët ajo shoqërohej në ambientet e shkollës.

Në përgjigjet e testeve kanë dalë pozitivë edhe 5 mësues të tjerë.

Ndërkohë për mësuesit e infektuar janë përsëritur me urgjencë përsëri tamponët ditën e sotme.

Mirëpo si duket askush nuk ka menduar për shëndetin e nxënësve të klasave ku jaoin mësim mësuesit e infektuar, pasi ata janë kontakte të tyre dhe duhej po ashtu të kryenin testin.

Gjithsej në Përmet janë 16 raste pozitive dhe 2 vdekje prej Covid.

Kurse në të gjithë vendin gjithsej janë 13259 raste pozitive që nga fillimi i pandemisë dhe 377 humbje jete përkatësisht (Qarku Tiranë 179, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Zjarr Tv Ad