6 orë në det të hapur me gomone! Shqiptarët kërkojnë ndihmë nga autoritetet

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një thirrje urgjente është bërë nga një grup shqiptarësh, të cilët kërkojnë ndihmë, sepse rrezikojnë të mbyten në ujërat detare mes Francës dhe Anglisë.

Bëhet me dije se shqiptarët ndodhen në një gomone, që është nisur nga Franca për në Britani. Pamjet, të cilat janë shpërndarë në rrejt dhe mesazhi i dërguar janë tepër të rënda, pasi shihet se në gomone ka hyrë ujë dhe personi që filmon kërkon ndihmë.

Ai dëgjohet të kërkojë ndihmë nga autoritetet shqiptare, sepse sipas tij kanë kontaktuar ato franceze dhe britanike por nuk i kanë ndihmuar. Ai shprehet se ata po rrezikojnë të mbyten, ndërkohë që gomonia vijon të marrë ujë./ Zoom.al

Zjarr Tv Ad