6 % Tvsh për portalet

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ligji për “Tatimin mbi vlerën e shtuar” pritet të ketë sërish ndryshime pasi hasi në kundërshtinë e mediave online. Ish ministri i Financave, njëkohësisht edhe kryetari i komisionit të Ekonomisë Arben Ahmetaj ka depozituar në Kuvend projektligjin që tatimi prej 6% për furnizimin e shërbimeve të reklamave në radiotelevizionet, të aplikohet edhe për ofruesit e mediave elektronike. Deri në 2018 portalet ishin të përjashtuar nga TVSH, por ndryshimet e qeverisë në Nëntor të 2018 u kundërshtuan nga drejtuesit e mediave elektronike, pasi sipas tyre ato duhet të pagonin taksën në nivelin 20%. Pavarësisht se ligji është miratuar në Kuvend, ende Ministria e Financave nuk ka nxjerrë aktet nën ligjore për zbatimin e tij.

 

Zjarr Tv Ad