“61 objekte të shembura në dy javë”, Bledi Çuçi bën bilancin: 29 të arrestuar dhe 94 milionë lekë gjoba ndaj subjekteve pa leje në bregdet

0
582
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në kuadër të operacionit “Bregdeti Ynë” në dy javët e para janë shembur 61 objekte pa leje përgjatë vijës bregdetare në vendin tonë.

Lajmi është bërë me dije nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Në një postim në Facebook, Çuçi bën me dije se gjobat e vendosura ndaj subjekteve deri më tani kapin vlerën e 94 milionë lekëve ndërsa janë arrestuar 29 persona.

“Gjatë dy javëve të para të operacionit, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur 61 objekte pa leje në Velipojë, Shëngjin, Durrës e Ksamil. Vlera e gjobave të vendosura deri më tani ndaj subjekteve llogaritet në rreth 94 milionë lekë. Ndërkohë Policia e Shtetit ka arrestuar 29 persona, si dhe ka proceduar penalisht disa të tjerë. Operacioni do të vijojë në të gjitha zonat e bregdetit ku janë konstatuar ndërtime pa leje, për t’i çliruar këto hapësira nga zaptuesit dhe për të mos lejuar askënd që të bëjë çfarë të dojë me territorin. Ka marrë fund koha e të ndërtuarit sipas qejfit në shkelje të ligjit dhe në shumë raste duke dëmtuar mjedisin. Pas vijës bregdetare IKMT dhe Policia e Shtetit do të shtrijnë operacionin e shembjes së ndërtimeve pa leje në pjesë të tjera të territorit”, shkruan Çuçi në Facebook.

Kujtojmë se dy ditë më parë IKMT e shtriu operacionin në Kepin e Rodonit në Durrës, ndërsa do të vijojë në ditët e ardhshme edhe në zona të tjera bregdetare, duke shembur të gjitha ndërtesat pa leje.

Zjarr Tv Ad