7 muaj për një punë që s’u bë për 30 vjet/ KLEVIS JAHAJ prezanton REFORMËN e madhe të ujit: Do rrisim cilësinë (Çfarë synon strategjia)

0
188
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Iu deshën 7 muaj që nga koha kur mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Ujësjellës Kanalizimeve, drejtorit të ri energjik Klevis Jahaj të arrinte të bindte kryeministrin, ministrinë por edhe 61 bashkitë në vend se skema e menaxhimit të ujësjellësave në Shqipëri duhet të ndryshojë: nga shoqëri anonime në varësi të bashkive, të kalonin të centralizuara, pra të merren në kontroll nga AKUM, në bashkëpunim me aktorët lokalë.

Cilësia e tmerrshme e ujit; mungesa e ujit të pijshëm; investime të hedhura dëm për shkak të mungesës së koordinimit; borxhe shumë të mëdha akumuluar prej vitesh; mungesa e një ekspertize të domosdoshme që nuk gjendet në çdo bashki, e detyruan drejtorin e ri ti hynte një pune voluminoze për të folur me të gjithë, partnerët lokalë e ndërkombëtarë, për të arritur në REFORMEN ME TE MADHE TE UJIT, që ka ndodhur në Shqipëri, që prej vitit 1990.

Nga 58 shoqëri aksionere, vatra punësimesh me dhe pa kriter në duart e bashkive, rroga të majme ose jo, abuzime lokale e kombëtare, do të ketë vetëm 15 shoqëri rajonale, asambletë e të cilave, do të menaxhohen 51% nga Ministria e Infratrukturës dhe pjesa tjetër nga bashkitë dhe vetë këto shoqëri. U deshën pra 7 muaj që skema të ndryshojë, në përputhje me strategjinë kombëtare 2020-2030.

Plani është ambicioz, por a do të çojë kjo në rritjen e çmimit të ujit të pijshëm për qytetarët, kur ata kanë ende depozita, poshtë apo mbi pallate? Klevis Jahaj thotë se AKUM kërkon fillimisht të zbatojë strategjinë për të dhënë cilësi, e më pas, kur kjo e fundit të jetë garantuar, mund të flitet për rritjen e çmimit, por asgjë nuk do të ndodhë pa garantuar qytetarët për 24 orë në 24 ujë të pijshëm në çezmat e tyre.

E duke nisur nga rasti I helmimit të qytetarëve nga ujësjellësi në Krujë, Jahaj thotë se strategjia parashikon ngritjen e laburatorëve që do të jenë në funksion përgjatë 24 orëve për të kontrolluar cdo herë cilësinë e ujit; jo vetëm kaq, por edhe depot e mëdha të ujit, të cilat më parë ruheshin nga njerëzit, dhe jo në mënyrën e duhur, do të kenë monitorim me kamera e sistem alarmi 24 orë.

“Objektivi i qeverisë është padiskutim 24 orë ujë. Ne kemi parë që veç investimeve që duhen dhe do të vazhdojnë nga qeveria, duhet dhe riorganizim dhe mirëmenaxhim. Duke qenë i fragmentizuar sektori nuk ka qenë siç duhet”, thotë Jahaj.

Zjarr Tv Ad