7 të vrarë në Pakistan. Rebelët separatistë sulmojnë bursën e Karaçit

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Katër persona të armatosur sulmuan paraditen e së hënës bursën në Karaçi të Pakistanit, duke vrarë dy roje dhe një polic përpara se forcat e sigurisë të vrisnin të gjithë agresorët. Rebelët separatistë nga provinca e Baloçistanit morën përsipër përgjegjësinë përmes një postimi në Twitter. Sipas policisë, autorët e sulmit mbërritën me një automjet, hodhën një granatë ndaj dy rojeve të sigurisë dhe më pas hapën zjarr me kallashnikov. Më pas të katër autorët mbetën të vrarë në përballjen me forcat speciale, të cilat ndërhynë për të qetësuar situatën. Grupet separatiste nga Baloçistanit luftojnë prej kohësh për të kërkuar pavarësinë dhe marrjen e një pjese më të madhe të pasurive natyrore të provincës. Bursa pakistaneze nuk e pezulloi aktivitetin e saj, pavarësisht sulmit.

Zjarr Tv Ad