Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas shkrimit të gazetës austriake se ka paguar 700 mijë euro për një foto me presidentin amerikan Donald Trump, përmes një kompanie guaskë në Qipro.
Meta i quajti shpifje akuzat në gazetë, duke thënë se s’ka paguar asnjë cent për fotografi dhe paraljmëroi padi për shpifje ndaj gazetës austriake.
“Sa më takon mua, ja ku e keni që në 3 maj 2018 një gazetar më ka pyetur për këtë çështje dhe përgjigja është shumë e qartë, është një mashtrim totalisht, pasi unë kam marrë pjesë si kryetar i parlamentit me ftesë të komitetit organizator, gjithçka është e verifikueshme edhe me kamerat e sigurisë. Për atë që ka paguar Ilir Meta 700 mijë dollarë për të bërë foto me Trump, nëse u duket Petrit Vasili si Trump-i?
Ai është fans i Trump-it. Është shumë e verifikueshme, s’ka ceremoni më të sigurtë, sa i përket akuzave të Father Jones. I keni dhe me emra në intervistë perosonalitetet që kam takuar dhe më kanë ftuar. Ata do të shkojnë në gjyq, ka garë të madhe mes studiove avokatore në Vienë për të më përfaqësuar në këtë gjyq”, deklaroi Meta.