Përmasa e skandalit të priftërinjve pedofilë duket sikur nuk ka të ndalur në SHBA, ku drejtësia njoftoi dje se rreth 700 anëtarë të klerit të Ilinoisit janë vënë nën akuzë, sipas së cilës për disa dekada për abuzim ndaj të miturve.
Prokurorja e Ilinoisit, Lisa Madigan nisi një hetim në muajin gusht në këtë shtet industrial në veri të SHBA-së, pas publikimit të një raporti mbi Kishën e Pensilvanisë që shkaktoi një valë polemikash në SHBA.
Që nga ajo periudhë, shërbimet e Kishës po shqyrtojnë arkivat e 10 dioqezave të shtetit dhe përfundimet paraprake janë të gjitha po aq tronditëse.
”Dioqezat e Ilinoisit bënë publike emrat e 185 priftërinjve të shënjestruar nga disa akuza serioze, por ata paralajmëruan akuza ndaj të paktën 500 priftërinjve të tjerë’’, shkruan Lisa Madigan në një raport të çështjes.