Kryemadhi takim me fermerët në Lushnjë: LSI, prioritet bujqësinë

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi takime në disa ferma bujqësore në zonën e Lushnjës në njësinë administrative Golem për të parë nga afër problematikat e fermerëve të zonës, ku ulja drastike me afërsisht 6 herë e subvencioneve për bujqësinë nga qeveria dhe mungesa e tregut për të shitur produktet e tyre kanë dëmtuar rëndë të gjithë fermerët e vendit.

Duke u ndalur te sera  e një çifti të ri, të cilët pas studimeve universitare kishin vendosur kthimin në fshat për të investuar në bujqësi, por mungesa e mbështetjes nga shteti i kishte çuar shpesh në humbje, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se kjo situatë e shkaktuar nga mungesa e vizionit dhe dëshirës së institucioneve për të ecur përpara do të ndryshojë.  Ajo theksoi se LSI do të ketë mbështetje prioritare për bujqësinë si një sektor që krijon punësim dhe të ardhura direkte në familjet shqiptare.

“Unë sot vizitova serën që ka ngritur Arditi me Pashken, që për hir të së vërtetës jam shumë krenare që të dy janë një çift që duan të krijojnë të ardhmen e tyre, duan të ndërtojnë familjen e tyre, kanë mbaruar Universitetin Bujqësor dhe kanë eksperimentuar në një serë të tillë, të cilët e kanë bërë çdo gjë me forcat e tyre pa asnjë lloj ndihme, pa asnjë lloj subvencioni. Frika e tyre është shitja e produktit. Frika e tyre është cilësia e produktit dhe se sa ai do të jetë i pranueshëm produkti në tregun shqiptar.

Ajo që të bën përshtypje sot në bujqësinë shqiptare, është mungesa e vizionit, është mungesa e dëshirës së institucioneve të shtetit për të ecur më përpara. Ne duhet të bëjmë shumë. Ne duhet ti ofrojmë shumë të rinjve dhe të rejave që të kenë mundësinë për të zhvilluar bujqësinë shqiptare, për të zhvilluar blegtorinë shqiptare, sepse nëpërmjet saj ne mund të zhvillojmë vendin”, tha Kryemadhi në fjalën e saj.

Zjarr Tv Ad