Dita ndërkombëtare gruas është pritur me protesta në mbarë botën për me shume te drejta dhe barazi gjinore. Në sheshet e Italisë gratë marshuan me pankarta në duar ku shkruhej stop dhunës dhe diskriminimit. Nen te njëjtën moto u protestua edhe ne vende te tjera te Evropës. Në Francë gratë përfaqësojnë 52% të popullsisë ndërsa pagat e tyre janë 26% më të ulëta se ato të burrave. Në Gjermani , organizata “dita e luftës se gruas” bëri thirrje për protestë masive në Berlin. Ne Londër gjithashtu u organizua një numër i madh aktivitetesh nga protestat deri tek koncertet muzikore për gratë. Këtë të premte në Spanjë, organizata të ndryshme të grave bënë thirrje për mbajtjen e një grevë të përgjithshme 24 orëshe në disa qytete kryesore të vendit për ti thënë STOP “padrejtësisë patriarkale”. Edhe në shtetet e bashkuara dhe vende te tjera gratë u tubuan për të drejtat e tyre. Por se tete marsi është dita ndërkombëtare e gruas. Protesta e parë u mbajt në Nju Jork ne vitin 1909, dhe u pasua nga disa marshime edhe ne Evrope.