“8 vjet, 180 mijë të rinj të larguar”, Vokshi rinisë: Rama ju përbuz, më 25 prill keni në dorë të ardhmen. Ndryshimin e sjell Basha kryeministër

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Koordinatorja politike e PD Albana Vokshi zhvilloi një takim me të rinjtë në Laprakë, e cila kërkoi angazhimin e plotë të tyre në këtë fushatë, si mënyra më e mirë për të sjellë shpresë dhe besim tek qytetarët. Një nga çështjet kryesore të diskutuara ishte ajo e largimit të të rinjve nga vendi gjatë këtyre 8 viteve.

Albana Vokshi vuri në dukje se gjatë këtyre 8 viteve, vendi nuk ka bërë përpara në asnjë drejtim, as në ekonomi, arsim, shëndetësi, ndërsa vendet fqinje kanë përparuar. Ajo shpjegoi se kjo ndodhi për shkak të mashtrimeve të Edi Ramës, i cili premtoi shëndetësi falas, por shkatërroi, premtoi 300 mijë vende pune, por i mbylli dhe largoi rininë, që premtoi uljen e taksave, por i rriti dhe i vodhi.

“Në 8 vite, 180 mijë të rinj janë larguar, sepse e vetmja alternativa që u jepte Edi Rama ishte mungesa e arsimit, mungesa e punësimit. Praktikisht e braktisi rininë. Praktikisht ju la në baltë. Pjesën më të mirë të shoqërisë shqiptare e la në baltë. Ju largoi ju që të fusë trafikantin e drogës dhe të qenieve njerëzore, vrasësin, kriminelin. Çfarë ju dha juve të rinjve në këto 8 vite? A është ndonjëri prej jush i punësuar në këto 8 vite? Sigurisht që jo. Ju la pa punë, ju la rrugëve, që ju të ikni. Nuk duhet të mbajmë këtë njeri edhe 4 vite të tjera, tani që ka filluar të riciklojë të njëjtat premtime si para 8 vitesh. Të rinjtë nuk do t’ia japin këtë mundësi këtij kryeministri mashtrues.” tha Vokshi.

Koordinatorja politike e PD vuri në dukje se fenomenit shkatërrues të largimit të rinisë dhe vendit duhet t’i jepet fund me zgjedhjen e një qeverije të përgjegjshme, që ka prioritet arsimimin dhe punësimin e të rinjve.

Vokshi i njohu të rinjtë me detaje nga programi për arsimin dhe punësimin të PD, i cili i mbështet ata me bursa gjithë kohën dhe me stazh të paguar pas mbarimit të saj.

Nuk do të varet studimi juaj nga xhepi i prindërve, por thjesht nga vullneti juaj për të mësuar. Ju jeni një fokus të programit të PD, sepse ju jeni energjia dhe forca për të bërë këtë ndryshim në 25 prill.”- përfundoi Vokshi.

Zjarr Tv Ad