“80 mijë euro fondi vjetor i kullimit të Veriut, njëlloj me fondin ditor të inceneratorit të Tiranës”, Panariti: Fusha më pjellore në Shqipëri drejt kalbjes

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti ka shkuar ditën e sotme për të parë nga afër Zadrimën e Lezhës për shkak të përmbytjeve që kanë ndodhur.

Panariti ka bërë me dije vizitën e tij nëpërmjet rrjetit social Facebook, duke thënë se fusha e Zadrimës e cila është ndër tokat më pjëllore të Shqipërisë është kthyer në një liqen duke sjellë kalbjen e të mbjellave pasi kanë rreth 48 orë nën pushtimin e ujit.

Sipas tij kjo ndodh sepse fondi vjetor i Shkodrës, Kukësit e Lezhës është 80 mijë euro, njëlloj me inceneratorin inekzistent të Tiranës i cili ka fondin 80 mijë euro në ditë.

Postimi i plotë:

Kjo është fusha e Zadrimës sot..
Ndër fushat më pjellore të Shqipërisë.
Shndërruar në liqen!
Të mbjellat, jonxha, tërfili dhe gruri nën ujë prej 48 orësh… dhe drejt kalbjes.
Sepse fondi vjetor i Bordit të kullimit për Shkodrën, Kukësin dhe Lezhën është 80 mijë euro.
80 mijë euro në vit Bordi i kullimit të Veriut
80 mijë euro në ditë inceneratori i Tiranës.. që nuk ekziston.

Zjarr Tv Ad