‘80 mijë euro në ditë’/ Boçi: Bosët e inceneratorëve në ‘kërkim’, bosët e qeverisë paguajnë me bankë

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje pagesat e qeverisë për inceneratorët të cilat arrijnë në 80 mijë euro në ditë.

‘Bosët e inceneratorëve janë në “kërkim” me letra. Bosët e qeverisë i japin bosëve të inceneratorëve çdo ditë 80 mijë euro pagesë me bankë, për një incenerator që nuk ekziston ende’, shkruan Boçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Bosët e inceneratorëve janë në “kërkim” me letra.

Bosët e qeverisë i japin bosëve të inceneratorëve çdo ditë 80 mijë euro pagesë me bankë, për një incenerator që nuk ekziston ende.

PYETJE:

Po a mund të kapet dot në Shqipëri një person që merr 80 mijë euro pagesë nga qeveria e vendit të tij?!!!

Zjarr Tv Ad