82-vjeçarja dhunohet për kotecin pa leje/ Gazetari: Më keq se Stalini

0
125
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lajmi se një 82-vjeçare në Vlorë është proceduar penalisht për një kotec pa leje, madje është marrë me dhunë nga policia, ka shkaktuar mjaft zemërim në median sociale.

Në kohën kur qeveria lejon kulla pa leje në zemër të Tiranës, ky lajm ka tronditur opinionin publik.

“Plakën 82-vjeçare e mori policia zvarrë se ndërtoi kotecin e pulave pa leje. Tani i kane hapur çështje penale për ta futur në burg. Ata që ndërtojnë kulla 82-katëshe pa leje në mes të Tiranës do i amnistojë qeveria me vendim të paligjshëm. Del edhe zv/kryeministrja me ministrin e Brendshëm aty tek kullat me kamera.

Pu pu pu. Edhe Enver Hoxha me Stalinin e kishin shtetin më të drejtë se ky,” shkruan gazetari Klodian Tomorri.

Zjarr Tv Ad