BILD
Jeta në Korenë e Veriut, nuk është aspak një piknik, veçanërisht për gjërat e ëmbla, që janë në dispozicion vetëm për të privilegjuarit. Kriza e ushqimeve në shtetin komunist të Epokës së Gurit, është e rëndë dhe po bëhet gjithmonë e më e tensionuar, siç e pranon vetë diktatori Kim Jong-un. Teksa Kim prezantohet i mirëushqyer, njerëzit e tij po vuajnë nga kequshqyerja. Që në fillim të Gushtit të shkuar, lideri i vetëshpallur u kërkoi qytetarëve të tij, që të hanë qentë e tyre.
E pabesueshme: Vendit të izoluar i mungon ushqimi për dy muaj. OKB përllogarit se Koresë së Veriut, i mungojnë 860 mijë ton ushqime. Ekspertët thonë se çmimet e orizit dhe karburantit, janë akoma të qëndrueshme. Por importet e sheqerit, vajit të sojës dhe miellit, janë bërë kaq të shtrenjta, sa edhe po të kruash xhepat thellë, nuk ia del dot.
Një pako kafe kushton 84 euro në Korenë e Jugut, një pako me çaj plot 59 euro! Kriza e ushqimeve risjell kujtimet e dhimbshme të zisë së bukës në vitet ’90. Mijëra koreano-veriorë, mbetën pa asgjë dhe hanin rrënjë ose bar, duke vdekur në mënyrë mizore. Rrugët ishin të mbushura me trupa.
Por edhe pse Kim Jong-un, ndryshe nga babai i tij Kim Jong-il, pranon gabimet dhe ka qarë në publik, ai sërish nuk lëviz një milimetër nga programi i tij bërthamor shumë i shtrenjtë. Kështu në mbledhjen e të enjtes të Komitetit Qendror, diktatori tha se vendi duhet të jetë i përgatitur për një konfrontim të plotë. Ai nënkuptonte SHBA. Sipas tij, është e rëndësishme të mbrohet dinjiteti dhe interesi i shtetit. Për fat të keq, asgjë nuk është zhvilluar në këtë vend për dekada përveç ushtrisë.
© SYRI.net