9 kandidatë për 3 vende vakante në Kushtetuese, Gjykata e Lartë i dërgon emrat KED-së; Gara për vendin e Vitore Tushës, Fatmir Hoxhës dhe Gani Dizdarit

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nëntë gjyqtarë dhe avokatë kanë konkurruar për 3 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Emrat do të propozohen nga Gjykata e Lartë dhe me emërimin e tyre, plotësohet Kushtetuesja.

Në listë janë edhe emra të kandidatëve që kanë qenë më herët pretendentë për këtë post.

Më poshtë, njoftimi i Gjykatës së Lartë:

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125 pika 1 të Kushtetutës si dhe nenin7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar, në datë 03.06.2021 ka bërë shpalljen publike për plotësimin e 3 vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese që duhen plotësuar nga Gjykata e Lartë, si më poshtë:

  1. Në vendin vakant që krijohet pas largimit të znj. Vitore Tusha (mandati i plotë 9 vjeçar i së cilës ka mbaruar në vitin 2017), zgjidhet gjyqtari i ri, i cili qëndron në detyrë deri në mars të vitit 2025;
  2. Në vendin vakant të krijuar pas largimit të z. Fatmir Hoxha (mandati i plotë 9 vjeçar i të cilit ka mbaruar në vitin 2020), zgjidhet gjyqtari i ri, i cili qëndron në detyrë deri në muajin qershor të vitit 2028;
  3. Në vendin vakant të krijuar pas largimit të z. Gani Dizdarit (mandati i plotë 9 vjeçar i të cilit mbaronte në vitin 2022), zgjidhet gjyqtari i ri, i cili qëndron në detyrë deri në muajin mars të vitit 2022.

Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave të kandidatëve, kanë paraqitur kërkesë për të konkurruar në tre vendet vakante për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese këta kandidatë:

  1. Albert Demirneli (për vendin vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha);
  2. Alket Jaupi (për vendin vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha);
  3. Dhimitrula Spiro (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha);
  4. Ervin Karamuço (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha, zj. Vitore Tusha dhe z. Gani Dizdari);
  5. Helena Papa (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha);
  6. Saimir Visha (pa specifikim për cilin nga vendet vakant);
  7. Sandër Beci (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha);
  8. Vatë Staka (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha);
  9. Zhaklina Peto (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha).

Bazuar në nenin 7/ç, pika 1 të ligjit nr. 8577/2000 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese’, të ndryshuar, lista e kandidatëve, si dhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre i janë dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

 

Zjarr Tv Ad