9 shenjat që tregojnë se diçka nuk është në rregull me shëndetin tuaj

0
2571
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...
Çfarë është duke u përpjekur të ju tregojë trupi juaj? Nga thonjtë e brishtë e deri tek kapsllëku, mjekët zbulojnë 9 shenjat që tregojnë se diçka nuk është në rregull me shëndetin tuaj.
A keni të çara në anën e gojës tuaj apo flokë të dobëta? Apo këmbët po u kruhen, një skuqje të pashpjegueshme apo qarqe të errëta nën sytë tuaj?

Të gjitha këto mund të jenë simptoma për diçka, që paralajmërojnë sëmundje apo çështje të tjera shëndetësore, thotë Dr. Deyo Famuboni nga Londra.

“Është e rëndësishme që ta dëgjoni trupin tuaj,” thotë ai. “Me të vërtetë po, pasi që trupi shpesh përpiqet që të ju tërheqë vëmendjen kur diçka nuk është në rregull,” shton ai, transmeton lajmi.net.

Kështu, këto janë 9 shenjat të cilat nuk duhet t’i injoroni nëse i keni:

1. Shtim i peshës rreth belit
A keni blerë një palë xhinse të reja dhe keni kuptuar se madhësia e belit tuaj është rritur? Kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese rreth zhvillimit të diabetit dhe një gjendje tjetër që quhet ‘sindromi metabolik’, nëse beli është më shumë se 80cm i gjerë për femra dhe 94cm për meshkuj. Rreziku është edhe më i lartë nëse beli është 88cm tek femrat dhe 102 tek meshkujt.

Me normat e larta të trashjes dhe perimetrin e rritur të belit, diabeti, që na jep probleme me lidhje, koncentrim, urinim të shpeshtë dhe duke pirë pak ujë, dhe në afat të gjatë mund të ndikojë në shikimin tonë, qarkullim dhe jetëgjatësi.

Parandalimi i diabetit është thelbësore, dhe ta mbani perimetrin e belit të ulët ndihmon. Ushtrimet e rregullta dhe një dietë e mirë mund të ju ndihmojnë, por ju mund të bëni edhe një test rreth diabetit.

2. Njolla të verdha rreth syve apo bërrylave
Kjo është një gjendje e njohur si ‘xanthelasma’ dhe ndodh për shkak të depozitave yndyrore nën lëkurën tuaj. Mund të jetë një shenjë se nivelet e kolesterolit janë rritur. Qarqet e errëta nën sy mund të jenë për shkak të alergjive. Një test i gjakut, që bëhet zakonisht në një stomak bosh, mund të tregojë nëse ky është problemi. Në varësi të shkakut të kësaj, ndërhyrjet dietore dhe ushtrimet mund të ndihmojnë. Duhet të shqetësoheni rreth kolesterolit sepse mund të jetë një faktor rreziku për zhvillimin e problemeve të zemrës apo trurit – të tilla si sulm në zemër apo tru.

3. Qarqe të errëta rreth syve
Edhe pse gjumi i pamjaftueshëm mund të kontribuojë në këtë, qarqet e errëta mund të jenë shenjë e alergjive dhe shpesh për shkak të kruarjes së syve apo hundës. Kjo mund të ndodh për shkak të pluhurit në shtëpi dhe e kufizuar ekspozimin ndan tij mund të ndihmojë. Nëse kruarja është e shpeshtë, medikamentet anti-alergji mund të ndihmojnë.

4. Këmbë që kruhen
Kaloni shumë kohë me mbathje të djersitura në palestër apo notoni shpesh? Mjedisi i lagësht mund të rrisë infeksionet fungale, duke bërë që këmbët të kruhen. Ju mund të vëreni lupsa të bardha apo skuqje të lëkurës në mes këmbëve apo nën këmbë. Një krem anti-fungal mund të kryej punë. Higjena e mirë dhe ajrosja e këmbëve më shpesh mund të ndihmojë për t’i shëruar ato dhe për të parandaluar përsëritjen e problemit.

5. Çarje në qoshet e gojës
Kjo ndodh zakonisht për shkak që trupi juaj po ju thotë që të rrisni konsumimin e ushqimeve të pasura me vitaminë B dhe hekur, të tilla si perime me gjethe jeshile, mish dhe vezë. Pasi të thahen dhe të çahen, ato mund edhe të infektohen. Trajtimi ditor dhe hidratimi i tyre zakonisht i pastron ato.

6. Puçrra që kruhen shumë
Sidomos nëse nuk përmirësohet pas përdorimit të kremave në dispozicion për t’i trajtuar ato, kruarja e tepër e puçrrave mund të jetë shenjë e sëmundjes celiac. Ky kusht ndodh kur trupi reagon ndaj proteinave gluten në ushqim. Kjo ndikon në rreshtimin e zorrëve, duke e bërë të vështirë për të absorbuar ushqyesit. Për këtë arsye lëkura mund të preket nga ky kusht. Thonjtë e brishtë zakonisht ndodhin kur u mbi-ekspozohen lagështisë. Është e rëndësishme që nëse e dini se e keni këtë gjendje të evitoni glutenin, pasi që ky është trajtimi kryesor që të çon në zgjidhje të problemit.

7. Flokë të dobëta
Nivelet e hekurit mund të jenë të ulëta apo më të ulëta se normalja. Kjo mund të jetë problematike për gratë sidomos. Për më shumë, nëse humbim hekur vazhdimisht ne mund të bëhemi edhe anemik. Të kesh probleme tiroide mund të ndikojë gjithashtu në flokë. Një test i gjakut mund të tregojë nëse kjo është për shkak të këtyre problemeve. Të rrisni sasinë e marrjes së hekurit në ushqime është thelbësore apo të merrni shtesa për ta rritur hekurin në gjak.

8. Thonj të brishtë
Kjo zakonisht ndodhë nëse i ekspozojmë shumë thonjtë ndaj lagështisë apo duke përdorur shpesh manikyrin e thonjve. Të përdorni një shtesë me biotin (vitaminë B7) mund të ju ndihmojë. Kjo ndonjëherë mund të jetë shenjë e ndonjë infeksioni fungal, probleme tiroide ose artrit. Në qoftë se të ndodhte për shkak të këtyre kushteve, ju zakonisht do të keni simptoma të tilla si skuqje të lëkurës, lodhje, dhimbje të kyçeve etj. Kërkoni këshilla nga mjeku juaj.

9. Kapsllëk
Nëse keni kapsllëk, atëherë trupi juaj po ju thotë që të rrisni fibrat dhe ujin në dietën tuaj. Shumica e njerëzve nuk i marrin sasitë e rekomanduara të fibrave në dietat e tyre ditore. Lloji i fibrës është gjithashtu i rëndësishëm për të parandaluar kapsllëkun. Ne kemi nevojë për të dyja, fibrat të patretshme dhe të tretshme për të parandaluar kapsllëkun dhe për të ndihmuar në uljen e niveleve të kolesterolit.

 

Zjarr Tv Ad